Të shohësh një Subaru Outback, që ka hipur mbi një pjesë të Tesla Model S, nuk është diçka që shihet për çdo ditë.
Ja që ishte pikërisht kjo skenë që u pa në një lagje të pasur në Beverly Hills të Kalifornisë. Sipas shoferit që ishte duke e vozitur veturën, gjithçka ndodhi për faj të qenve endacak.
“Nuk dihet saktësisht si ndodhi, por drejtuesi i makinës, ishte duke shmangur përplasjen e disa qenve apo ndonjë dhelpre. Dihet se asnjë kafshe nuk ka mbetur e lënduar” thuhet në raportin policor.
Pos dëmeve materiale dhe pamjeve që janë bërë virale, në ngjarje nuk ka mbetur asnjë i lënduar.