Spiunohet Audi Q4 për 2020

Auto

Spiunohet Audi Q4 për 2020

Më: 6 janar 2019 Në ora: 20:52
Audi

Audi po përpiqet të kompensojë kohën e humbur me Q8-në e re dhe Q4-në e ardhshme.

Disa publikime mediash këmbëngulin se do të quhet Q3 Sportback, por nuk pritet të jetë kështu.

Kompania gjermane së fundi ka testuar disa modele në Suedinë veriore, fotot spiunuese të të cilave zbulojnë se mund të bëhet fjalë për modelin "Q3 Sportback".

Megjithatë,  pritet që modeli më i ri i kompanisë nga Ingolstad të jetë i bazuar në Q4 sipas një artikulli të botuar nga Audi Hungaria më 11 prill 2017 kur ata njoftuan se modeli i përmendur do të ndërtohet në fabrikën e Gyor.

Audi është në kërkim të modelit konkurrues në tregu ndaj rivalëve BMW X2, gjeneratës së ardhshme Mercedes GLA dhe Range Rover Evoque së fundmi.

Audi Q4 do të trashëgojë çdo gjë nga standardi Q3 që do të thotë se do të ketë një shumëllojshmëri motorësh me tre dhe katër cilindra për versionet më të vogla, plus një RS Q4 me pesë cilindra me rreth 400 kuaj fuqi, transmeton KosovaPress.

Të rejat mbi performancën e veturës pritet të publikohen gjatë këtij viti nga kompania, kur edhe do të bëhet shfaqja e saj premierë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat