Golf 8 i ri do të jetë shumë më i fuqishëm se që u mendua më parë

Auto

Golf 8 i ri do të jetë shumë më i fuqishëm se që u mendua më parë

Më: 7 janar 2019 Në ora: 08:36
Volkswagen Golf GTI

Volkswagen Golf GTI pritet të arrijë në të njëjtën kohë të vitit, kur edhe është lansuar modeli i parë më 1976. Auto Bilt raporton se gjenerata e tetë e GTI, që pritet të prezantohet gjatë këtyre muajve, do t’i ketë 300 kuaj fuqi, nga motori me 2.0 litra.

Megjithëse nuk është menduar se do të jetë ka i fuqishëm, duke se konkurrenca prej Hyundai Veloster N dhe Honda Civic Type R, ka bërë që VW të punojë shumë për Golf 8.

Në mënyrë që të mos mbetet pas modeleve tjera nga i njëjti segment, është pajisur me sistem të tërheqjes në të gjitha rrotat. Derisa modeli aktual i ka 280 kuaj fuqi, pako opcionale e Golf 8 do t’i ketë 300 kuaj fuqi, ndërsa pakoja bazë do të arrijë me 245 kuajfuqi.

Image

I njëjti burim bën të ditur, se do të ketë edhe ndryshime në eksterier, si grilli më i ngushtë, sistemi dysh për nxjerrjen e gazrave si dhe një panel transparent në tavan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat