Fiat-Chrysler gjobitet 650 milionë dollarë për shkak të ndotjes

Auto

Fiat-Chrysler gjobitet 650 milionë dollarë për shkak të ndotjes

Më: 13 janar 2019 Në ora: 18:01
Fiat-Chrysler

Shifra që do të duhet të paguajë kompania e njohur amerikane e makinave ”Fiat Chrysler” (FCA), pasi ka negociuar me autoritetet amerikane për çështjen e emisioneve të naftës, duhet të jetë më shumë se 650 milionë dollarë, sipas agjencisë ”Associated Press”.

Rasti i emisioneve të naftës kishte ndikuar në mbi 104 000 makina tip Suv të markave ”Jeep Grand Cherokee” dhe ”Ram”, të prodhuara mes viteve 2014 dhe 2016.

FCA do të duhet të paguajë rreth 311 milionë dollarë gjobë për qeverinë federale dhe autoritetet e Kalifornisë.

Përveç kësaj, grupi do të duhet të paguajë rreth 280 milionë dollarë për të kompensuar pronarët e automjeteve të përfshira, një shifër prej rreth 2 800 dollarë për person.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat