Largohet reklama kontroverse e Chevrolet, pas ankesave nga Ford, Honda dhe Toyota

Auto

Largohet reklama kontroverse e Chevrolet, pas ankesave nga Ford, Honda dhe Toyota

Më: 18 janar 2019 Në ora: 23:00
Largohet reklama kontroverse e Chevrolet

Shume kanale televizive, e kanë larguar përkohësisht reklamën kontroverse, që Chevrolet e ka shpërndarë së fundmi.

Materialet janë konsideruar si nënçmuese dhe jo të sakta, ndërsa adresoheshin të dhëna pa ndonjë burim konkret, për makinat e Ford, Honda dhe Toyota.

Në reklamë, janë shfaqur tre pronarë të zakonshëm, që thuhet se secili prej tyre e ka nga një makine, prej njëri nga këta prodhues.

Image

Ata janë njoftuar me dobësitë që i kanë makinat e tyre, që thuhej se nuk janë aspak të besueshme, ndërsa më pas atyre iu është dhënë një Chevrolet i ri.

Të tri kompanitë e konsideruan materialin si nënvlerësues dhe angazhuan mbrojtësit ligjorë, që të adresojnë ankesë te autoritet që merren me rregullimin e publiciteteve.

Image

Derisa më tani, reklama është larguara prej shumë kanaleve televizive, si deh nga Youtube, ndërsa po e largojnë edhe shumë platforma në internet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat