Çmimi marramendës për të cilin u ble Mustang-u më i fuqishëm ndonjëherë

Auto

Çmimi marramendës për të cilin u ble Mustang-u më i fuqishëm ndonjëherë

Më: 21 janar 2019 Në ora: 06:53
Ford Mustang Shelby GT500

Para disa ditësh, u raportua se Ford Mustang Shelby GT500 është një ndër makinat e kësaj kompanie më e fuqishme e prodhuar ndonjëherë.

Shtëpia e ankandit “Barrett-Jackson” ka raportuar se makina është shitur në vlerë prej 1.1 milionë dollarësh, para të cilat do të dërgohen në “JDRF”, organizatë globale që financon kërkimet për fëmijët me diabet të tipit 1.

Me mbi 700 kuaj fuqi, Shelby GT500 i ri është mundësuar nga një motor V8 me 5.2 litra.

Ford gjithashtu pretendon se është i aftë për t’i arritur 100 km/h për vetëm 3 sekonda.

“Mundësia për t’u bërë pronar i veturave të para të Ford Shelby GT500 2020 është një mundësi që të vjen një herë në jetë, “tha Joe Hinrichs, president i operacioneve globale të Ford.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat