Zbulohen fotografi të Golf 8, ja se si do të duket

Auto

Zbulohen fotografi të Golf 8, ja se si do të duket

Më: 21 janar 2019 Në ora: 16:33
Golf 8

Viti 2019 po premton të jetë vit historik për Volkswagen.

Kjo argumentohet me faktin se prodhuesi gjerman i makinave për herë të parë ka lansuar në treg makinën elektrike për këtë vit. Ekuivalent për nga rëndësia është edhe plasimi i gjeneratës së 8-të të Golfit.

Prodhimi i makinave nga kjo gjeneratë u paralajmërua prej kompanisë Volkswagen më qershor të vitit të kaluar, megjithëse dizajnet e makinës janë paksa të mjegullta.

Megjithatë, falë disa fotografive të publikuara nga një përdorues i Instagram-it ne do të marrim një pamje të saktë të modelit zyrtar të Golf 8-shit.

Ngjashëm si Porsche 911 i 2020-ës, ndryshimet e reja të dizajnit të Golf-it nuk janë drastike, pasi që Volkswagen kuptohet se nuk dëshiron të ballafaqohet me një formulë të suksesshme.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat