Prodhuesi i njohur i makinave elektrike është në telashe

Auto

Prodhuesi i njohur i makinave elektrike është në telashe

Më: 22 janar 2019 Në ora: 09:26
Foto ilustrim

Sipas Elon Musk po bëhet çdo ditë e më e vështirë për Teslan të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale.

Ditën e Premte Tesla tha se do të shkurtonte mijëra vende pune për të ulur kostot dhe rritur prodhimin e veturës Model 3.

Që nga fillesat e saj kompania ka dështuar të ruajë një fitim të qëndrueshëm.

Shefi ekzekutiv i kompanisë bëri të ditur se 7% e fuqisë punëtore do të shkurtohet.

Sipas Elon Musk po bëhet çdo ditë e më e vështirë për Teslan. Ajo e ka të pamundur të zhvillojë dhe krijojë teknologji të reja të cilat shiten me çmimet e makinave konvencionale.

Ai tha se makinat Tesla ende janë shumë të shtrenjta për shumicën e njerëzve.

Kompania numëron 45,000 punonjës dhe 3,000 prej tyre do të largohen . 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat