Veturat autonome mund t’i raportojnë në polici shoferët e dehur

Auto

Veturat autonome mund t’i raportojnë në polici shoferët e dehur

Më: 27 janar 2019 Në ora: 12:19
Një veturë ka paraqitur një teknologji e cila do të monitorojë gjendjen e shoferit dhe të vendos nëse atij ti lejohet pilotimi manual apo ajo

Shoferët e dehur në të ardhmen mund të raportohen në polici nga veturat e tyre, pasi gjiganti Huawei ka patentuar një sistem që lejon veturat autonome që të detektojnë nëse shoferi është i dehur.

Një dokument i paraqitur në Zyrën Evropiane të Patentave, ka shpjeguar se një veturë ka paraqitur një teknologji e cila do të monitorojë gjendjen e shoferit dhe të vendos nëse atij ti lejohet pilotimi manual apo ajo.

Nëse vetura detekton se shoferi i saj është i dehur, ajo mund ta përdor ‘librarinë e saj’ për të marrë një vendim në lidhje me veprim që duhet ajo të marrë, ku përfshihet deaktivizimi i kontrolleve të veturës e edhe kontaktimi me policinë, nëse ajo është e nevojshme.

Kjo teknologji jo vetëm që detekton alkoolin, por edhe përdorimin e telefonit, drogës madje edhe posedimin e armëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat