Mercedes pretendon se makina që e lanson së shpejti do të shmangë çdo mundësi aksidenti

Auto

Mercedes pretendon se makina që e lanson së shpejti do të shmangë çdo mundësi aksidenti

Më: 30 janar 2019 Në ora: 10:32
Mercedes

Aksidentet me lëndime apo fatalitet, për Mercedes do të jenë një gjë e të kaluarës së errët

Para disa vitesh, Volvo ka deklaruar se deri më 2020 do të krijojë makinën, që është e ‘mbrojtur prej vdekjes’, transmeton Telegrafi. Me përpjekjet e vazhdueshme të kompanisë suedeze, pritet që të krijohet makina e cila nuk lë as lëndime serioze në rast të ndonjë aksidenti eventual.

Tani Mercedes i ka hyrë kësaj rruge, duke punuar makinën që do të shmangë çdo mundësi aksidenti. E tëra thuhet se është te sistemi paralajmërues te shoferi, parashikimi i përplasjes, si dhe këndet e përshtatshme që do di ketë koncepti Mercedes ESF.

Gjatë një interviste për Motorisng, shefi për siguri i makinave në Mercedes, Ola Kalennius ka thënë se “siguria do të ADN-ja e këtij koncepti, me mundësi zero në përfshirjen në aksident trafiku”.

Në këtë makinë do të jetë i integruar sistemi i avancuar i sigurisë, që e ndalon qarkullimin për të evituar përplasjen, si dhe ofron siguri maksimale për ata që janë brenda në rast të goditjes nga ndonjë makinë tjetër.

‘Autopilotët dhe sistemiet e sofistikuara për asistime të shoferëve, janë në gjendje të shmangin aksidentet. Përplasjet janë si pasojë e shoferëve” ka përfunduar Kalennius. 

Image
Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat