Eliminoni njollat nga ulësja e veturës - Bota Sot
Eliminoni njollat nga ulësja e veturës

Auto

Eliminoni njollat nga ulësja e veturës

Më: 2 shkurt 2019 Në ora: 14:39
Ilustrim

Oh, këto njolla të mërzitshme, si t’i eliminojmë?

Me rrobat është më lehtë, i lajmë në rrobalarëse me shtesë mjetesh për eliminim njollash, mirëpo si t’i eliminojmë nga ulësja e veturës?

Mos shpenzoni para në preparate të shtrenjta, sepse edhe preparati “shtëpiak”, të cilin mund ta bëni vetë, me shumë sukses vepron.

Për përgatitjen e tij nevojiten:

– një filxhan detergjent të enëve,
– një filxhan uthull alkooli të pangjyrë,
– një filxhan ujë me gaz.

Të gjitha përzieni dhe qitni në një shishe me spërkatës.

Spërkatni pjesën e njollosur dhe lëreni të qëndrojë 10 deri 15 minuta. Pastaj vendet kritike fërgoni me brushë të dendur, të butë.

Në këtë mënyrë njollat e thella do të “dalin” në sipërfaqe dhe do të zhduken.

Nëse ndonjë nga to megjithatë mbetet, përsëriteni procedurën dhe  do të eliminohen.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...