BMW zbulon me një video të X3 M e X4 M, SUV-ët super sportiv

Auto

BMW zbulon me një video të X3 M e X4 M, SUV-ët super sportiv

Më: 4 shkurt 2019 Në ora: 12:16
BMW

Kjo dyshe dinamike, X3 M e X4 M do të mbush ofertën e BMW-së me SUV sportiv, siç janë edhe X5 M e X6 M.

BMW qysh në shtatorin e vitit të kaluar ka zbuluar disa fotografi të prototipeve të X3 M e X4 M, por të kamufluar.

Ndërsa tani në shkurt të 2019-ës, kjo kompani ka lansuar një video për të ‘ngacmuar’ entuziastët e SUV-ve sportiv.

Në këtë video, edhe pse nuk shfaq shumë rreth veturave, aty është zbuluar se kjo dyshe do të zbulohet shumë shpejt.

Kjo video vjen në kohën e duhur, duke menduar se panairi i veturave në Gjenevë është vetëm një muaj larg fillimit, ku dhe mendohet se kjo dyshe do të zbulohet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat