Shitjet e makinave elektrike në Evropë u rritën me 47%

Auto

Shitjet e makinave elektrike në Evropë u rritën me 47%

Më: 5 shkurt 2019 Në ora: 18:00
Ilustrim

Vitin e kaluar, në Evropë janë shitur 15.6 milionë makina, pothuajse identike me 2017, por raporti i fuqisë për nga ana e popullaritetit po ndryshon.

Pjesën më të madhe të “tortës” e mbajnë makina me benzinë që përbëjnë 57% të shitjeve të të gjitha automjeteve në Evropë, pasuar nga ato me naftë, që kishin shitje 5.59 milionë, ose 18% më pak në krahasim me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër, makinat me fuqi alternative (hibridet, hibridet plug-in dhe EV) përbëjnë 6.1 për qind të tregut me 994.800 njësi të shitura.

Më të popullarizuarit janë hibridet me 555,000 njësi të shitura, që është një rritje prej 24%, por ngritja më e madhe në shitje u regjistrua nga automjetet elektrike të pastër.

Në 2018, 195.000 makina EV u shitën në "Kontinentin e Vjetër", që është një rritje prej 47% në shitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat