Mercedes "nderon" punëtorët me 5.000 euro

Auto

Mercedes "nderon" punëtorët me 5.000 euro

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 13:26
Ilustrim

Daimler, pronari i Mercedes, njoftoi se 130,000 punëtorë të këtij prodhuesi të veturave në Gjermani do të marrin një bonus vjetor deri në 4,965 euro.

Në vitin 2018, Mercedes shiti 2.310.185 automjete në mbarë botën, me një rritje të shitjeve prej 0.9% krahasuar me vitin 2017. Ky është viti i tetë radhazi që ky prodhues gjerman ka shënuar rritje në ofrimin e veturës.

Megjithatë, shpërblimet e këtij viti janë pak më të ulëta se ato të paguara nga Daimler në fillim të vitit të kaluar, kur ato ishin deri në 5,700 euro për një punonjës. Arsyeja për këtë duhet të gjendet në fitimin operativ më të vogël, i cili në vitin 2018 arriti në 11.1 miliardë euro, ndërsa një vit më parë ajo ishte 14.3 miliardë euro.

Ndryshe, bonuset vjetore për rezultate të suksesshme të biznesit në vitin 2018 do të paguhen në prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat