Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar

Auto

Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar

Më: 9 shkurt 2019 Në ora: 08:47
Volkswagen prezanton Passatin e ridizajnuar

Prodhuesi gjerman ka lëshuar fotot dhe detajet teknike të Passat-it të "rifreskuar" për tregun evropian.

Pas versionit amerikan të ridizajnuar, edhe Passat-i evropian është ristilizuar. Volkswagen ka "rifreskuar" të gjitha versionet e këtij modeli - një sedan, një karavan dhe variantin crossover Alltrack, ku ndryshimet kozmetike janë zakonisht të veçuara.

Projektuesit ridizajnuan mbrojtësit nga para e pas, grilin nga para e dritat LED ‘matrix’.

Passat-i i ristilizuar do të vazhdojë të ndërtohet në fabrikën Emden në Gjermani, ku ky model është prodhuar që nga viti 1978. Megjithatë, kur gjenerata e re Passat do të shfaqet në vitin 2023, nuk do të jetë më "Made in Germany", pasi prodhimi do të bartet në Republikën Çeke, në fabrikën e Shkoda, në Kvasini, përcjell koha.net.

Volkswagen do të fillojë të marrë porosi për Passat-in e ridizajnuar në maj, së pari në Gjermani dhe dërgesat e para për konsumatorët janë planifikuar për muajin gusht.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat