Lexus me shitje rekorde në Evropë

Auto

Lexus me shitje rekorde në Evropë

Më: 16 shkurt 2019 Në ora: 14:43
Lexus

Për të pestin vit radhazi, Lexus ka shënuar rritje të shitjeve në tregun evropian.

Kompania ka shitur vitin e kaluar 76,188 automjete, që është rezultati më i mirë në Evropë i të gjitha kohërave dhe rreth 95 për qind e vendeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore janë automjete hibride.

Gjatë pesë vjetëve të fundit shitjet janë rritur me 76 për qind. Perlat e Lexusit, modelet LS dhe LC, kanë shënuar një rezultat të shkëlqyeshëm.

Shitjet e gjeneratës së re LS, të lansuar në dhjetor 2017, u rritën në 552 për qind në vitin 2018 dhe arritën në një nivel prej 1,075 kopjesh, ndërsa plasmani i LC luksoz arriti në 689 njësi, duke regjistruar kështu një rritje prej 17 për qind.

Lexus NX, një SUV me madhësi të mesme, ishte edhe njëherë bestseller i markës në Evropë me 29.508 kopje, një rritje nga 6% në vitin 2017.

RX më i madh është i dyti në listën e performancës me 18,847 njësi, duke vazhduar rrëfimin e këtij modeli të lansuar në vitin 2015 dhe zgjeruar me variantin e ri RX L me shtatë ulëse në 2018.

Mbështetur nga rifreskimi që pësoi në fund të vitit 2017, një Hatchback CT kompakt arriti një vëllim prej 9,131 shitjeve, ose 3% më shumë krahasuar me vitin 2017. Me një rekord 45,675 hibride të shitura në Evropë, Lexus vazhdon trendin e elektrifikimit në segmentin premium të tregut.

Modelet hibride përbënin më shumë se 95 për qind të shitjeve në Evropën Perëndimore dhe Qendrore gjatë vitit 2018.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat