Puritalia kthehet në treg me Berlinetta hibrid

Auto

Puritalia kthehet në treg me Berlinetta hibrid

Më: 17 shkurt 2019 Në ora: 16:12
Berlinetta hibrid

Panairi i makinave në Gjenevë do të karakterizohet me premiera ekskluzive.

Në edicionin e ri të kësaj ngjarje në fillim të marsit, ne do të shohim superautomobilin e ri të Puritalia Automobili.

Kompania, e cila tërhoqi vëmendjen për herë të parë shtatë vjet më parë me modelin  Roadster 427, kthehet në skenë me modelin Berlinetta.

Puritalia planifikon vetëm 150 kopje të kësaj makine, e cila ka balancën e peshës  50:50 në mes të dy boshteve.

Berlinetta posedon motor V8, i cili me ndihmën e një motori elektrik zhvillon 965 kuaj fuqi dhe 1,248 Nm.

Energjia elektrike menaxhohet nga një algoritëm i automatizuar i të mësuarit duke përdorur inteligjencën artificiale (AI) bazuar në cloud.

Kompania pretendon se konsumatorët do të jenë në gjendje të menaxhojnë shumicën e funksioneve të makinës duke përdorur telefonin inteligjent dhe kur urdhëron automjetin, ata do të jenë në gjendje të japin specifikimet e sakta që dëshirojnë për kompaninë.

Detajet e mëtejshme do të zbulohen në një konferencë shtypi më 5 mars, kur fillon Panairi i veturave në Gjenevë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat