Lajme të mira për ata që pëlqejnë makinat me ndërrues manual shpejtësish

Auto

Lajme të mira për ata që pëlqejnë makinat me ndërrues manual shpejtësish

Më: 18 shkurt 2019 Në ora: 23:39
Foto ilustrim

Para pak ditëve më parë, u raportua se veturat që posedojnë ndërrues manual të shpejtësive do jenë më të shtrenjta në segmente të caktuara të tyre.

Megjithatë, aktualisht ekziston një model makinash, që posedojnë ndërrues manual të shpejtësive, e që në fakt janë më të lira në çmim, të paktën për këtë muaj.

Dhe, makina në fjalë vjen nga kompania Fiat, e cila ka prezantuar modelin 124 Spiders klasike, luksoze, e po që posedon transmision manual. Modeli ‘limited-edition’ i Fiat është 1.500 euro më i lirë sesa modeli standard.

Ka gjithashtu disa stimuj të mirë por jo të mëdhenj që mund të kombinohen me bonusin e mësipërm. Për shembull, modelet e mbetura të vitit 2018 po ofrohen gjithashtu me një zbritje prej 1,250 dollarë, për një total prej 2,750 dollarësh në kursime.

Kjo shumë vlen vetëm për kompaninë prodhuese të makinave në fjalë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat