Daimler dhe BMW investojnë 1 miliard euro në transportin e të ardhmes

Auto

Daimler dhe BMW investojnë 1 miliard euro në transportin e të ardhmes

Më: 23 shkurt 2019 Në ora: 15:06
Foto ilustrim

Programet e ndarjes së makinave, shërbimeve të parkimit, stacionet e karrikimit për automjetet elektrike dhe planifikimi i udhëtimeve janë mes ofertave madhore të një plani të ri të bashkëpunimit në lëvizshmërinë urbane mes gjigantëve gjerman të prodhimit të automjeteve “Daimler” dhe BMW.

Dy prodhuesit njoftuan sot një miliard euro investime të përbashkëta në ndarjen e automjeteve dhe shërbimet e lëvizshmërisë, duke shpresuar që të afrojnë më shumë se 60 milionë blerës në një platformë të re që synon të konkurojë me “Uber” dhe “Lyft”.

Kompanitë deklaruan se syneimi i tyrë është që të përmirësojnë pozicionin në këtë treg dhe të arrijnë të jenë sa më konkurrues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat