Manhart paralajmëron BMW X4 M e ri me 600 kuajfuqi

Auto

Manhart paralajmëron BMW X4 M e ri me 600 kuajfuqi

Më: 25 shkurt 2019 Në ora: 08:55
BMW X4 M

BMW X4 M i prezantuar së fundmi ka tërhequr vëmendjen e shumë kompanive që merren me modifikimin e veturave.

Kështu, kompania e njohur gjermane Manhart Performance për X4 M të ri paralajmëron një paketë të re. Po ashtu, paketë të ngjashme do të ofrojë edhe për modelin X3 M.

Paketa e re e Manhartit do të ketë emrin “MHX4 600”, që do të thotë se motori i këtij X4 M 3.0-litër me gjashtë cilindra do të përforcohet në 600 kuajfuqi. Ky model, standard është me kapacitet prej 480 kuajfuqi dhe versioni i tij Competition prej 510 kuajfuqi.

Kuajfuqi shtesë do të ndikonin në përshpejtimin më të mirë deri në 100 kilometra në orë, ku BMW X4 M standard e arrin për 4.2 sekonda dhe versioni i tij Competition për 4.1 sekonda.

Gjithashtu, paketa “MHX4 600” do të përfshijë mbrojtësin e përparmë të ri shtesë (spoiler), pragjet e reja, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin e pasmë të ri shtesë (spoiler) mbi çati, sistemin sportiv të shkarkimit të gazrave nga çeliku, rrotat e reja prej 22-inç, sistemin e ri të frenimit, amortizatorët e rinj, emblemën “Manhart” dhe interier të modifikuar me lëkurë Alcantara dhe disa elemente nga fibra të karbonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat