Amerika ndalon transportimin e baterive të plota litium-jon si ngarkesë në avionë të pasagjerëve

Auto

Amerika ndalon transportimin e baterive të plota litium-jon si ngarkesë në avionë të pasagjerëve

Më: 2 mars 2019 Në ora: 23:22
Foto ilustrim

Departamenti amerikan i transportit dhe Administrata federale e aviacionit (FAA) ua kanë ndaluar pasagjerëve që të bartin bateri të plota litium-jon si bagazh i cili dorëzohet në avionët e pasagjerëve.

Përveç ndalimit të lartpërmendur për avionët e pasagjerëve, kompanitë gjithashtu nuk lejojnë të transportojnë në avionë bateri me më shumë se 30 për qind të mbushjes.

Ky ndalim nuk zbatohet për shumicën e konsumatorëve, sepse udhëtarët ende mund të bartin bateri rezervë dhe pajisje në bagazhin e dorës. Telefonat mobilë, bateritë eksterne dhe pajisjet elektronike të blera online nuk do të vijnë me ngarkesë maksimale të baterisë për ta shmangur rrezikun e zjarrit ose shpërthimit i cili mund ta dëmtojë avionin gjatë fluturimit.

Parvjet, FAA kërkoi nga kompanitë ajrore që të mendojnë rreth faktit se po lejojnë që bateritë të futen në avion për shkak të rrezikut të zjarrit. FAA i kreu 10 teste me një laptop të mbushur plotësisht në një çantë dhe i testoi disa skenare të ndryshme në të cilat bateria mund të ndizet. Në njërin shembull, paketimi i shamponit për larje të thatë ishte në afërsi të laptopit. Zjarri shpërtheu, ndërsa paketimi eksplodoi pas 40 sekondave.

Futja në aeroplan e telefonit të mençur të Samsungut, Galaxy Note 7, u ndalua edhe më parë për shkak të baterisë së tij të pasigurt që shkaktoi ndezje dhe shpërthim të shtëpizës së pajisjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat