Kjo është ulësja më e sigurt në veturën tuaj në rast aksidentit – kurrë nuk do t’ju kishte rënë në mend të uleni në të

Auto

Kjo është ulësja më e sigurt në veturën tuaj në rast aksidentit – kurrë nuk do t’ju kishte rënë në mend të uleni në të

Më: 3 mars 2019 Në ora: 20:45
Foto ilustrim

Rripi i sigurisë nuk është i vetmi që mund t’jua shpëtojë jetën, por edhe vendi në të cilin uleni në veturë

Hulumtime të shumta janë marrë me këtë tematikë dhe është treguar që fëmijët më të vegjël se 8 vjeç kanë pasur rrezik më të vogël nga lëndimet duke u ulur në ulësen e pasme të veturës.

Ai rrezik është shtuar pak kur i kanë mbushur midis dhjetë dhe dymbëdhjetë vjeç.

Image

Nga mosha 13 deri në 54 vjeç, hulumtuesit nuk kanë gjetur dallimin në rrezikimin nga vdekja në ulëset e pasme në krahasim me ulëset e para.

Në hulumtim kanë qenë të përfshira edhe veturat e vjetra dhe njerëzit e të gjitha moshave, mirëpo kushti i vetëm ishte që të vinin rripin e sigurisë.

Ulësja më e sigurt në veturë është treguar ulësja e mesme e pasme.

Mirëpo, kur hulumtuesit i kanë ndarë njerëzit e moshës mbi 55 vjeç në modelet e reja të veturave, ulëset e pasme janë treguar më të rrezikshme se të parat.

– Kjo nuk do të thotë që ulëset e pasme në veturat e reja janë më të sigurta në krahasim me modelet e vjetra – thotë shkencëtarja Ann McCart dhe shton që rreziku nga lëndimet fatale për udhëtarët në ulëset e pasme është i ngjashëm në të gjitha modelet e veturave të cilat janë studiuar.

Dallimi qëndron vetëm që në modelet më të reja ulëset e pasme janë më të sigurta.

Rripat e sigurisë ende janë më të rëndësishëm me rastin e përcaktimit të faktorëve të rrezikut nga lëndimet në aksidentet në komunikacion.

Njerëzit të cilët nuk e vënë rripin e sigurisë kanë tetë herë rrezik më të madh që të pësojnë lëndime serioze, nëse ndodh fatkeqësia.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat