Volkswagen përgatitë një Golf tërësisht të ri

Auto

Volkswagen përgatitë një Golf tërësisht të ri

Më: 4 mars 2019 Në ora: 07:45
Volkswagen Golf

Megjithëse Golfi i ri, është para tërësisht i zbuluar, derisa po largohej prej një pike ushqimesh të shpejta, Volkswagen ende pretendon se ka shumë për të fshehur, duke e mbuluar prototipin me një shtresë të madhe kamuflazhi.

Derisa nuk janë pamjet më të mira, megjithatë vërehet se është punuar shumë, që t’i ndryshohen linjat dhe shumë përfundime, që gjenerata e tetë të jetë shumë më ndryshe. Makina do të ndërtohet në platformën MQB të Volkswagen, ndërsa ndryshime do të ketë edhe nën kapak, teksa do të punohet me materiale shumë më të lehta, për t’ia lehtësuar peshën në përgjithësi.

Trupin do ta ketë më të gjatë dhe të gjerë, ndërsa pjesën e përparme dhe të pasme më të ulët, për ta bërë sa më praktike dhe me dukje sportive. Kjo makine shihet që i ka pesë dyer, ndërsa nuk besohet se VW do të sjellë për këtë gjeneratë version me tri dyer.

Në imazhet e siguruara, besohet se shihet versioni bazë i Volkswagen Golf, që ishte thënë se do t’i ketë 400 kuaj fuqi, ndërsa nuk dihet se kur mund të lansohet.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat