Alfa Romeo Tonale SUV do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen

Auto

Alfa Romeo Tonale SUV do të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen

Më: 10 mars 2019 Në ora: 18:17
Alfa Romeo Tonale SUV

Tregu është i mbushur me SUV nga të gjitha llojet, megjithatë, prodhuesit nuk ndalojnë së sjelli të reja, sepse kërkesa për to po shkon duke u shtuar.

Audi Q3, BMW X1, BMW X2, Cadillac XT4, Infiniti QX30, Jaguar E-Pace, Lexus UX, Mercedes GLA, dhe Volvo XC40 janë të gjitha të kompletuara.

Megjithëse këtij ahengu, Alfa Romeo i është bashkëngjitur pak vonë, Tonale SUV që u shfaq në Geneva Motor Show, mahniti me paraqitjen.

“Synimi ynë është që ta sjellim të prodhuar, ashtu siç edhe u shfaq si koncept. Gjithçka është gati, që të hyjë në prodhim gjatë vitit që vjen” kanë thënë një zyrtar i prodhuesit italian. Duke pasur parasysh se do të hyjë në prodhim në fund të vitit, pritet që të lansohet në treg më 2021.

Këto janë të dhënat e vetme që u bënë të ditura për Alfa Romeo Tonale, që në panair ka treguar vetëm se si duket. 

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat