Honda tërheq nga tregu 1.2 milion vetura për shkak të problemeve me balonat e sigurisë

Auto

Honda tërheq nga tregu 1.2 milion vetura për shkak të problemeve me balonat e sigurisë

Më: 12 mars 2019 Në ora: 23:54
Honda

Prodhuesi japonez i veturave, Honda Motor Co, ka njoftuar të martën se do ta bëjë tërheqjen e 1.2 milion veturave nga tregu i Amerikës Veriore për t’ua ndërruar balonat e sigurisë në anën e vozitësit.

Ky vendim i kompanisë është marrë për shkak se këta balona mund të shpërthejnë në rast të aksidentit me këto vetura, duke bërë që pasojat për sigurinë e vozitësve të jenë më të rënda.

Nga 23 rastet e vdekjeve të udhëtarëve në mbarë botën për shkak të balonave të sigurisë, 21 persona kanë qenë duke vozitur vetura të prodhuesit “Honda”.

Administrata Kombëtare për Siguri në Trafik ka thënë se 1.1 milion vetura do të tërhiqen nga tregu i Shteteve të Bashkuara, ndërsa 100 mijë do të tërhiqen nga tregjet e Kanadasë, Meksikës dhe Amerikës Qendrore.

Në mesin e veturave të tërhequra janë modelet “Honda Accord”, “Honda Civic”, “Honda CR-V”, “Honda Element”, “Honda Fit”, “Honda Odyssey”, “Honda Pilot” dhe “Honda Ridgeline”, shkruan “Reuters”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat