AC Schnitzer me paketë të re për BMW M2 Competition, përforcohet në 500 kuajfuqi

Auto

AC Schnitzer me paketë të re për BMW M2 Competition, përforcohet në 500 kuajfuqi

Më: 18 mars 2019 Në ora: 14:25
BMW M2 Competition

Kompania e njohur AC Schnitzer që nga viti 2016 ka ofruar paketën për modifikimin e modelit të rregullt M2 të BMW-së, ndërsa tani ofron paketën e re edhe për versionin M2 Competition.

Kompania, ndër të tjera, në paketën e re ka përfshirë set të ri të rrotave prej 19 dhe 20-inç nga alumini, mbrojtësin e përparmë të ri shtesë (spoiler), mbrojtësin shtesë (spoiler) mbi bagazh, mbrojtësin e ri të pasmë shtesë (difuzer), si dhe sistemin e ri sportiv të shkarkimit të gazrave.

Gjithashtu, në paketën e re për këtë M2 Competition përfshihen edhe amortizatorët e modifikuar (tani vetura është më e ulët për 30 deri në 40 mm), sistemin më të fortë të frenimit, elementet e reja në interier, si dhe paketën për përforcimin e motorit.

Tani, motori i BMW M2 Competition me gjashtë cilindra është përforcuar në 500 kuajfuqi ndërsa të dhënat për përshpejtimin dhe shpejtësinë maksimale ende nuk janë zbuluar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat