VW krijon konsorcium për bateritë për vetura elektrike

Auto

VW krijon konsorcium për bateritë për vetura elektrike

Më: 21 mars 2019 Në ora: 15:01
Foto ilustrim

Kompania për prodhimin e veturave gjermane Volkswagen dhe prodhuesi suedez i baterive për automjetet elektrike Northvolt dhe një numër i kompanive dhe laboratorëve shkencorë, njoftuan se në vitin 2020 do të formojnë të ashtuquajturin Bashkim Evropian për bateri (EBU).

Ato me këtë veprim bashkojnë  forcat për të studiuar bateritë për makina elektrike.

Detyra e EBU do të jetë grumbullimi i njohurive mbi prodhimin e baterive për automjetet elektrike, por edhe të merret me kërkime mbi lëndët e para, teknologjinë e qelizave dhe riciklimin e baterive të përdorura, thuhet në deklaratën e VW-së.

"Të gjithë partnerët do të rritin investimet e tyre si rezultat i aktiviteteve të planifikuara për hulumtime shtesë," njofton Volkswagen, duke shtuar se do të kërkohet dhe ndihma financiare nga Ministria gjermane e Ekonomisë.

Gjermania ka dhënë një miliard euro në formë mbështetje për prodhimin e qelizave të baterive për makina elektrike, dhe kërkesat për marrjen e fondeve në kuadër të programit tashmë kanë paraqitur më shumë se 30 kompani, duke përfshirë prodhuesit e makinave dhe furnizuesit e tyre, prodhuesit e baterive, kompanitë kimike, prodhuesit e lëndëve të para dhe kompanitë në riciklimin e sektorit dhe institutet kërkimore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat