Porsche prezanton rivalin direkt të BMW X6 dhe Mercedes GLE

Auto

Porsche prezanton rivalin direkt të BMW X6 dhe Mercedes GLE

Më: 23 mars 2019 Në ora: 00:20
Porsche Cayenne Coupe

Ne tashmë e dinim se po vinte këtë muaj dhe më në fund Porsche i ka hequr mbulesën modelit Cayenne Coupe. Ky model vjen si një kundërpërgjigje e kompanisë ndaj BMW X6 dhe Mercedes-Benz GLE.

Dhe po, “Cayenne Coupe” është emri zyrtar i modelit. Siç pritej, Cayenne Coupe duket më elegant dhe më sportiv se sa “motra” e saj SUV.

E gjith kjo në në sajë të kulmit të saj të pjerrët, linjave të mprehta të projektimit dhe pjesës së pasme të ridizajnuar.

Brenda, Coupe Cayenne vjen e pajisur me sediljet e reja sportive me 8 shtresa si standard. Ngjashëm me Sediljet Sportive Adaptive me 18 shtesa të ofruara si pajisje në modelin Turbo.

Image

Këto vende të reja ofrojnë mbështetje laterale dhe shfaqin një mbështetës të kokës të integruar. Në pjesën e pasme, Coupe vjen si standard me një stol të pasmë që ka karakteristikat e vendeve individuale. Sediljet e pasme të rehatshme mund të shtohen si një opsion pa kosto.

Pasagjerët e pasëm ulen 1.18 inç më ulët se në Cayenne, që do të thotë se ka shumë hapësirë në ballë pavarësisht siluetit sportiv të ulur të modelit.

Image

Porsche Cayenne Coupe vjen me motor 3.0 litërsh V6 i cili gjeneron 335 kuajfuqi, ndërsa shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 5,7 sekonda.

Image

Nëse doni më shumë fuqi, keni versionin Cayenne Turbo Coupe, i cili përdorë një motor 4.0 litërsh V8 që gjeneron plot 541 kuajfuqi.

Image

Cmimi fillestar i Porsche Cayenne Coupe pritet të jetë rreth 70,000 euro, ndërsa i atij Caynne Turbo fillon rreth 110,000 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat