Alfa Romeo Stelvio, ndryshime më të mëdha në enterier

Auto

Alfa Romeo Stelvio, ndryshime më të mëdha në enterier

Më: 23 mars 2019 Në ora: 15:01
Alfa Romeo Stelvio

Ka vetëm dy vjet që kur është lansuar dhe nuk i nevojiten ndryshime të dukshme, por që tani prodhuesi italian po bën përpjekje për avancimin e makinës së parë SUV.

Reporterët që merren me veturat e reja, e kanë parë një Stelvio derisa testohej me disa shtresa kamuflazhi, që duket sikur është i njëjtë me aktualin. Konsiderohet se vetëm dritat e përparme dhe të prapme, mund të jenë ndryshe prej të tanishmeve.

Enterieri që nuk e ka asnjë shtresë kamuflazhi, tregon se Alfa Romeo Stelvio ka pësuar ndryshime në pjesën e përparme, që është shumë më e ulët.

Ndërruesi i shpejtësive dhe disa prej butonave që ndodhen në modelin e tanishëm, kanë pamje shumë më ndryshe.

Ende nuk dihet se çfarë është zëvendësuar konkretisht, por konsiderohet se Stelvio i ri, do të ketë edhe shumë përparësi teknologjike.

Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat