Shoferi amator arriti 320 kilometra në orë me Ferrari F40, gjatë një xhiroje në vitin 1990

Auto

Shoferi amator arriti 320 kilometra në orë me Ferrari F40, gjatë një xhiroje në vitin 1990

Më: 24 mars 2019 Në ora: 01:00

Vozitjen e shpejtë, shoferi e bëri që të tregonte fuqinë që ka Ferrari

Shumë kohë para videove virale, disa pamje famëkeqe bënin xhiro në Japoni gjatë viteve të 90-ta, kur një shofer amator, arriti 320 kilometra me Ferrari F40.

Toru Kirikae ishte një entuziast i madh i makinave Ferrari, ndërsa më vonë president i këtij prodhuesi për shtetin japonez.

Që të tregonte fuqinë që ka kjo makinë, ai e voziti nëpër nëj autostradë të hapur, duke arritur edhe shpejtësinë marramendëse, teksa gjithçka regjistrohej me kamerë të zakonshme.

Pamjet në VHS, që janë parë prej shumë njerëzve, u hulumtuan edhe nga njësitet policore, që gjetën se Kirikae e ka tejkaluar tri herë limitin e lejuar të shpejtësisë. Meqenëse në autostradat japoneze, nuk mund të vozitej mbi 100 kilometra në orë.

“Nuk brengosem që pagova afro 2,000 dollarë, doja të tregoja forcën që ka Ferrari” ka thënë ai me këmbëngulje.

Të njëjta pamje kanë përfunduar në internet, ndërsa janë mjaft të frikshme të shikohen, për nivelin e sigurisë së makinës dhe rrethanat ku vozitej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat