Range Rover i ri nga Kahni me çmim marramendës

Auto

Range Rover i ri nga Kahni me çmim marramendës

Më: 24 mars 2019 Në ora: 17:55
Range Rover

Kompania e njohur britanike, Project Kahn, si projekt të ri ka përgatitur edhe një Range Rover të modifikuar i cili zyrtarisht quhet “Range Rover V8 Supercharged Project Kahn Long Wheel Base” dhe ka një çmim marramendës.

Dizajneri i njohur, Afzal Kahn, për këtë SUV luksoz ka zgjedhur ngjyrën e zezë “Santorini” për eksterier, set të ri të rrotave “RS” prej 23-inç me goma 305x30x23, disa detaje tjera me ngjyrë të zezë “Satin”, xhamat e errët, lëkurë cilësore për ulëset, etj.. Po ashtu, ka zgjedhur edhe disa detaje tjera me ngjyrë të zezë “Satin” për interier, pragjet nga çeliku, pedalet nga alumini, etj.

Gjithashtu, ky Range Rover i ri vjen me kapacitet prej 500 kuajfuqi dhe me boshtin e zgjeruar të rrotave, gjë që nënkupton se pasagjerët në pjesën e pasme kanë hapësirë 1.2 metër, si dhe posedon një ekran 8-inç me sistemin për argëtim dhe informim.

Sa i përket çmimit, Range Rover V8 Supercharged Project Kahn Long Wheel Base në Britani të Madhe kushton 159.995 funte.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat