Ford mbyll tri fabrika në Rusi

Auto

Ford mbyll tri fabrika në Rusi

Më: 27 mars 2019 Në ora: 17:51
Ford

Kompania amerikane Ford do të mbyllë tri fabrika në Rusi pasi po tërhiqet nga prodhimi i makinave të pasagjerëve në atë vend, gjë që do të rezultojë në humbje të mëdha të vendeve të punës, raporton AP.

Ford do të ndalojë prodhimin e veturave në Rusi deri në fund të qershorit, kur do të mbyllë objektet në Shën Petersburg, Naberezhnaya Celny dhe Jelabuga.

Si një arsye për një vendim të tillë, prodhuesi i automjeteve amerikane përmendi rimëkëmbjen e ngadaltë në tregun e makinave ruse pas një ngadalësimi në ekonominë gjatë disa viteve të fundit dhe një zhvendosje të konsumatorëve drejt  makinave më të lira.a

Ford do të fokusojë biznesin në Rusi, nëpërmjet kompanisë së saj të përzier "Ford Solers", ekskluzivisht në furgonë komercialë "Transit".

Në vitet e fundit, kompania ka disa herë pezulluar ose zvogëluar prodhimin në fabrikën në Shën Petersburg, për shkak të kërkesave të ulëta nga konsumatorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat