VW zbulon çmimin e modelit të ri Arteon

Auto

VW zbulon çmimin e modelit të ri Arteon

Më: 29 mars 2019 Në ora: 09:08
Arteon

Volkswagen sapo ka zbuluar çmimet për makinën e shumëpritur Arteon.

Makina do të dalë në shitje në Prill të këtij viti. Ka një çmim bazë prej 36,840$ për versionin bazë SE me gjendjen e drejtimit me gomat para aktive.

Ndërsa versioni me drejtimin me të gjitha gomat aktive fillon nga 38,640$.

Stili tërheqës dhe karakteristikat më të reja nga marka janë disa nga pikët e forta të sedanit më të ri të Volkswagen.

Planet e kompanisë kanë qenë që Arteon të zëvendësojë Passat CC. Por ky plan u prish kur CC doli nga tregu në mesin e 2017-ës dhe Arteon akoma nuk kishte dalë në shitje.

Makina do të vijë me disa versione motori. Ndër to përmendim motorin 2.0 litër turbocharged me katër cilindra. Një kamio automatike me tetë nivele shpejtësie transmeton 268 kuaj fuqi në motorin e makinës.

Volkswagen ka në plan të sjellë Arteon në tre prerje: SE, SEL, dhe SEL Premium.

SEL kushton 40,990$. Ajo ka çatinë me pamje panoramike, ndenjëset e lëkurës Nappa, ndriçimin e ambientit, si dhe panelin e instrumenteve të Volkswagen – Digital Cockpit.

Për të kaluar tek SEL Premium, do të shtohen edhe rrotat 19-inç, timon me ngrohje, ndenjëse me masazhim.

Opsione të tjera shtesë do të kenë kosto ekstra.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat