VW dhe Amazon shërbim të ri për produktivitetin

Auto

VW dhe Amazon shërbim të ri për produktivitetin

Më: 31 mars 2019 Në ora: 13:59
VW

Volkswagen do të bashkojë forcat me Amazon për të krijuar shërbimin virtual të ashtuquajtur ”cloud” që pritet të rrisë produktivitetin në fabrikat e montimit, njoftoi prodhuesi gjerman i makinave.

”Qëllimi është krijimi i ‘Volkswagen Industrial Cloud’ që do të lidhë 122 fabrika të VW rreth botës për përshpejtimin e procesit të montimit”, deklaroi Volkswagen.

Kompanitë kanë rënë dakord të punojnë së bashku për krijimin e këtij shërbimi për disa vite, me qëllimin afatgjatë të përfshirjes së VW në rrjetin global të furnizimit.

Kompania ka bërë publike planet për të rritur prodhimin e pjesëve të montimit me 30% deri në vitin 2025, duke përjashtuar ato në Kinë.

Gjatë fjalës së tij në një takim pune në Wolfsburg, javën e kaluar, shefi ekzekutiv Herbert Diess tha se ”duhet të fitojmë shumë më shumë para’ me shitjen e makinave tona që të mund të investojmë në të ardhmen”.

Diess paralajmëroi se kompania do të zvogëlohet, gjë që do e bëjë të jetë në gjendje të reagojë më shpejt ndaj konkurrencës.

VW gjithashtu po punon veçmas me Google që të lidhë me rrjetin makinat e tij në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat