Shkup, do të mbahet paradë e “Peugeot 404” të prodhuara mes viteve 1968-1973

Auto

Shkup, do të mbahet paradë e “Peugeot 404” të prodhuara mes viteve 1968-1973

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:19
Peugeot 404, 1968 foto ilustrim

Të enjten, më 4 prill, në hapësirën e parkingut të Ambasadës së Francës (kompleksi IZIIS), rruga “Todor Aleksandrov” në Shkup, nga ora 11:45 do të mbahet edicioni i dytë i paradës së automobilave të vjetra, të markës “Peugeot 404”, të prodhuara në periudhën mes viteve 1968 – 1973.

“Ambasada e Francës në Shkup e mbështet nismën e Klubit të Automobilave “Peugeot 404” në Maqedoninë e Veriut. Ambasadori i Francës dhe ministri për punë të brendshme, do të përshëndesin organizatorët dhe dashamirët e “Peugeot 404” të enjten, më 4 prill 2019, në orën 12:00, në parkingun e Ambasadës së Francës (kompleksi IZIIS). Me këtë rast do të ekspozohen shtatë automobila gjatë 30 minutave, e më pas autokolona do të niset për në qendër të qytetit”, thonë nga Ambasada e Francës në Shkup.

Aktiviteti bën pjesë në kuadër të ngjarjeve të organizuara në mbarë botën, që i kushtohen ruajtjes së trashëgimisë kulturore dhe teknologjike. Me këtë rast, përfaqësuesit e Ministrisë së Brendshme, do të kujtojnë dhe vënë theksin te përkushtimi i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, në politikën e sigurisë rrugore, për të cilën po punohet çdo ditë, në mënyrë që të shpëtohen sa më shumë jetë në rrugë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat