Mos ju besoni shumë veturave me autopilot: Shikojeni si po bëjnë aksidente

Auto

Mos ju besoni shumë veturave me autopilot: Shikojeni si po bëjnë aksidente

Më: 3 prill 2019 Në ora: 13:25
Pamje nga videoja

Vetura Tesla është njëra ndër veturat më të sofistikuara në tregun e automobilistikes. Përveç që është elektrike, është edhe nga veturat e para që ka inkuadruar sistemin autopilot.

Sistemi auotpilot është mënyra e vozitjes, ku vetura mund të vozit vetvetiu pa pasur nevojë për shofer. Kjo ndoshta ka qenë një arritje e madhe në këtë fushë, mirëpo në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, shihet se autopiloti i Tesla nuk funksionon edhe aq mirë.

Në video shihet që vetura është duke u vozitur vetë, mirëpo për një moment del një kamion në rrugë dhe më pas aty ndodh edhe aksidenti, pasi autopiloti nuk e kishte parë kamionin dhe këtu mund të thuhet që sistemi ka dështuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat