Holandez që bën udhëtimin më të gjatë në botë me veturë elektrike

Auto

Holandez që bën udhëtimin më të gjatë në botë me veturë elektrike

Më: 7 prill 2019 Në ora: 16:08
Foto ilustrim

Një holandez përmbylli sot në Sidnei një udhëtim me automjet elektrik prej 95 000 kilometrash në gjithë botën për të promovuar këtë model transporti përballë ndryshimeve klimatike.

Wiebe Walker përdori veturën e tij “Blue Bandit”, që ai e ka modifikuar në një automjet elektrik, duke kaluar në 33 shtete, që sipas atij është udhëtimi më i gjatë në botë me një veturë elektrike.

Iu deshën më shumë se tre vite për të zhvilluar këtë udhëtim nga Holanda deri në Australi. Udhëtimi u financua nga dhurime, që kanë kontribuar në furnizimin me energji të “Blue Bandit” si dhe për sigurimin e ushqimit dhe strehimit të shoferit të saj.

Ai ka kaluar mes Turqisë, Iranit, Indisë, Birmanisë dhe Indonezisë, një rrugë që e kishte zgjedhur nëpërmjet propozimeve që kishte marrë në faqen e tij në internet.

“Dua të ndryshoj opinionin e njerëzve, t’i frymëzoj që të përshtasin mjetet elektrike, duke treguar avantazhet e lëvizshmërisë së qëndrueshme”, shpjegoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat