Paralajmërohet Golfi më i fuqishëm dhe më ekstrem ndonjëherë

Auto

Paralajmërohet Golfi më i fuqishëm dhe më ekstrem ndonjëherë

Më: 7 prill 2019 Në ora: 21:31
Golfi

Muajin e kaluar, shefi i divizionit Volkswagen R, Jost Capito, tha publikisht se i shumëpërfoluri Golf R me 400 kuajfuqi ka vdekur. Por tani, disa informata të reja thonë se kjo ‘bishë’ është sërish në tavolinën e diskutimeve.

“Autocar” raporton se një model Golf R Plus i bazuar në gjeneratën e re të Golf-it ka marrë mbështetjen e CEO-s së Volkswagen Group, Herbert Diess.

Image

Më parë, shefi i VW R, Capito i kishte thënë emisionit “Top Gear” se një version Golf R me 400 hp është hedhur poshtë dhe ka shtuar se “konsumatorët nuk e donë atë”, raporton “Motorauthority”.

Por, informacionet e fundit citojnë burime brenda VW-së që thonë se i ashtuquajturi Golf R Plus do të jetë modeli lëvdues.

Vetura e re do të bazohet në konceptin e Golf R 400 të zbuluar më 2014. Një model i tillë madje është parë duke u testuar si prototip i kamufluar, por me gjasë skandali “dieselgate’ i autoprodhuesit gjerman i shtyu planet në pafundësi, transmeton Koha.net.

VW raportohet të ketë bërë progres të mirë në makinën. Thuhet se edhe dizajni është përfunduar, dhe ka një stil shumë më agresiv.

Nëse Golf R Plus merr dritën e gjelbër për prodhim, VW beson se do të konkurrojë me kushëririn e tij korporativ Audi dhe RS 3.

Veç kësaj, ky model do të synojë të vjedhë edhe shitjet e modelit Mercedes-AMG A45.

Vetë Jost tha muajin e kaluar se blerësit e Golf R janë soj tjetër dhe shpesh janë më të pasur se blerësit e një GTI-je.

Ata mund të përballojnë blerjen e një veture premium, por këta blerës shpesh zgjedhin Golf R.

Image

Çmimi i kësaj veture mund të shkojë deri në 56,000 dollarë, rreth 14 mijë më shumë se versioni aktual i Golf R (41,000 dollarë).

Gjenerata e re e Golf-it do të arrijë në fillim të vitit të ardhshëm ndërsa Golf R i ri me gjasë do të vijë menjëherë pas tij.

Image

E modeli më i nxehtë, Golf R Plus, supozohet se do të vijë menjëherë pas R-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat