Mini kalon në elektrifikim të plotë

Auto

Mini kalon në elektrifikim të plotë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 17:43
Foto

Mini, i cili është nën kujdesin e gjigantit gjerman BMW, po mbaron testimin e veturave elektrike, e cila është zhvilluar në bashkëpunim me kompaninë kineze Great Wall Motors.

Me këtë model, Mini do të fillojë të përfundojë elektrifikimin e gamës së tij, konfirmoi anëtari i bordit të BMW-së, Peter Schwarzenbauer.

"Ne nuk dimë se sa do të zgjasë periudha e tranzicionit dhe deri atëherë do të bëjmë çdo përpjekje për të zgjedhur të dy llojet e motorëve  - konvencional dhe  elektrikë- për çdo model nga programi i prodhimit. Mini në të ardhmen do të jetë një markë që do të prodhojë vetëm makina elektrike", tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat