Policia gjermane dënon shoferin, Porsche-ja e tij mund të verbojë ngasësit - Bota Sot
Policia gjermane dënon shoferin, Porsche-ja e tij mund të verbojë ngasësit

Auto

Policia gjermane dënon shoferin, Porsche-ja e tij mund të verbojë ngasësit

Më: 14 prill 2019 Në ora: 23:42
Porsche

Një shofer është urdhëruar të qëndrojë jashtë rrugëve nga policia të cilët thanë se Porsche e tij, e veshur në një petë të reflektuar ari ishte shumë e shkëlqyeshme.

Policia në Hamburg, Gjermani vërejti shoferin 31-vjeçar dhe e ndaloi atë, duke thënë se Porsche Panamera e tij ishte e rrezikshme, pasi mund të verbojë shoferët e tjerë.

Ata e urdhëruan të heqë fletët metalike dhe të ri-regjistrojë automjetin, por më vonë serish u kap në rrugë për të njëjtën arsye, pasi nuk kishte përmbushur detyrimet.

Pas ndalimit të dytë, policia mori çelësat, dokumentet dhe targat para se automjeti të tërhiqej në një garazh.

Shoferi u gjobit me një shumë të papërcaktuar të hollash dhe ai tash duhet të heqë fletët metalike nga vetura, në mënyrë që të dalë serish në rrugë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...