Mazda tërheq 190 mijë automjete nga tregu - Bota Sot
Mazda tërheq 190 mijë automjete nga tregu

Auto

Mazda tërheq 190 mijë automjete nga tregu

Më: 15 prill 2019 Në ora: 18:36
Mazda

Fabrika japoneze e automobilave Mazda do të tërheqë nga tregu 190,000 njësi të modelit Mazda3 kompakt për shkak të defektit të fshirëseve të xhamit.

Shitësit do të zëvendësojnë modulin e kontrollit të fshirëseve të xhamit para 3 qershorit pa asnjë kompensim, raporton AP.

Në dokumentet e publikuara nga Administrata Kombëtare e Sigurisë së Trafikut të SHBA, kompania tha se do të tërhiqen modelet Mazda3 të prodhuara nga 2016 deri 2018.

Prodhuesi japonez shpjegoi se makinat mund të përjetojnë gjatë vozitjes rënien e fshirëseve të xhamit, por deri më tash nuk ka raporte për një gjë të tillë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...