BMW tërheq 360.000 automjete për probleme me ‘airbag’

Auto

BMW tërheq 360.000 automjete për probleme me ‘airbag’

Më: 17 prill 2019 Në ora: 19:05
BMW

BMW pritet të tërheqë 360 000 automjete në Kinë si pjesë e fushatës botërore për zëvendësimin e ‘airbag’-ëve difektozë të prodhuesit japonez ‘’Takata’’.

Rreth 20 persona kanë humbur jetën që nga 2013 në aksidente rrugore që lidhen ngushtë me pajisjet e shitura nga ‘’Takata’’ në të gjithë botën duke çuar në tërheqjen e të paktën 100 milionë automjete të të gjitha markave.

Administrata rregullatore e tregut kinez njoftoi të martën në mbrëmje se tërheqja përfshinte 273 000 automjete të prodhuara nga BMW-ja në Kinë me partnerin e saj lokal ‘’Brilliance’’ dhe 87 000 automjete të importit.

Tërheqja përfshin mbi 20 modele të ndryshme të prodhuara mes periudhës 2000-2018, përcjell Atsh.

Sipas institucionit shtetëror, airbagët paraqesin rrezikun e plasjes dhe shpërndarjes në copëza në drejtim të pasagjerëve në momentin e aktivizimit pas një frenimi të fortë të makinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat