Mercedes zbulon SUV-in më të shpejtë në botë

Auto

Mercedes zbulon SUV-in më të shpejtë në botë

Më: 21 prill 2019 Në ora: 13:58
AMG GLC 63

Mercedes ka zbuluar një version të modifikuar të Mercedes-AMG GLC 63, i cili është SUV-i më i shpejtë në botë në pistën e Nurburgring.

Mercedes-AMG GLC 63 vjen me një motor 4.0 litërsh V8 eksterier super sportiv e çmim prej 92 mijë euro.

Motori i AMG GLC 63, 4.0 litërsh V8 biturbo ofrohet në dy versione të ndryshme, njëri që prodhon 469 kuajfuqi e tjetri S me 503 kuajfuqi.

Image

Që të dy këta motor vijnë me marsh me nëntë shpejtësi automatike e të gjitha rrotat aktive.

Modeli më i fuqishëm i AMG GLC 63 shpejtësinë nga 0 në 100 kilometra në orë e arrin për 3.8 sekonda e atë maksimale 280 kilometra në orë.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat