Cadillac po ka probleme me emrat e makinave të reja elektrike

Auto

Cadillac po ka probleme me emrat e makinave të reja elektrike

Më: 21 prill 2019 Në ora: 14:33
Cadillac

Kompania Cadillac, po vazhdon përpjekjet për të hyrë në botën e automobilizmit, me EV të reja dhe kreative, por këto kërkojnë edhe emrat adekuat.

Steve Carlisle është drejtori i ri i kompanisë, ka dhënë një intervistë më makinat e reja tërësisht elektrike dhe se çfarë duhet bërë që të jenë sa më joshëse për klientët.

Si ka bërë të ditur se më nuk do prodhohen më hibrid, por dy makina të ndryshme, me djegie të brendshme, apo ato që punojnë me bateri.

Image

Shumica e tyre prezantohen në fillim të vitit, që vjen, andaj iu duhet edhe një emër. Deris disa kanë emra, sepse vetëm sa janë elektrizuar nga modelet bazë, por ka edhe tërësisht të reja.

“Veturat speciale, duhet të kenë edhe mera special. Escalade është e pëlqyeshme, andaj nuk do konsideronim ta emëronim këtë makinë XT11” ka thënë Carlisle.

Image

Megjithatë, ai ka insistuar se është krijuar një grup i veçantë, që do të punojë vetëm në këtë drejtim, që Cadillac të ri elektrik, të kenë edhe emrat adekuat dhe të pëlqyeshëm. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat