Aston Martin "DBS 59" special për-triumfin në Le Mans – foto

Auto

Aston Martin "DBS 59" special për-triumfin në Le Mans – foto

Më: 21 prill 2019 Në ora: 19:21
Aston Martin

Prodhuesi britanik ka prezantuar një version të veçantë të "DBS 59" në kujtim të fitores që Aston Martin mori 60 vjet më parë në një garë të njohur të qëndrueshmërisë.

Për të kremtuar triumfi në garën 24 orësh Le Mans të vitit 1959, Aston Martin shënon një seri të kufizuar prej vetëm 24 njësi të këtij modeli.

"DBS 59" është bazuar në modelin standard DBS Superlegger, dhe versioni i veçantë është përmirësuar nga departamenti "Q" i Aston Martin.

Për këtë rast, makina u ngjyros me të gjelbrën origjinale të garës dhe DBS moderne gjithashtu mori disa detaje retro në kujtim të modelit që fitoi Le Mans gjashtë dekada më parë.

Logoja "59 Edition" është gjithashtu në pjesën e jashtme dhe në kabinën, ndërsa enterieri kombinohet me lëkurën dy-ngjyrëshe.

Sa i përket detajeve teknike, vetura ka motor 5.2 litra turbo-binjakë V12. Kjo njësi prodhon 725 kuaj fuqi, e cila është e mjaftueshme për të përshpejtuar nga 0-100 km/h në vetëm 3.4 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale është 340 km/h.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat