Volkswagen ka zgjedhur shtetin ku do ta hapë fabrikën

Auto

Volkswagen ka zgjedhur shtetin ku do ta hapë fabrikën

Më: 22 prill 2019 Në ora: 12:20
Foto ilustrim

“Unë do të inkurajoj Bullgarinë në rrugën drejt ndjekjes së reformave për të siguruar sundimin e shtetit ligjor dhe në luftën kundër korrupsionit”, është shprehur presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier në një takim të zhvilluar në Sofje, me homologun e tij bullgar Rumen Radev.

Ai theksoi se Bullgaria është një faktor stabilizues i bashkëpunimit brenda BE-së.

Sipas tij, Gjermania është e interesuar në forcimin e marrëdhënieve politike, kulturore dhe ekonomike mes dy vendeve.

Gjermania mbështet ndërtimin e një fabrike që do të prodhojë makina të markës Volkswagen në Bullgari, tha presidenti i Gjermanisë, transmeton ‘monitor’.

“Partneriteti i suksesshëm ekonomik bullgaro-gjerman është një arsye më shumë për të besuar se Bullgaria është gati dhe meriton të ketë një investitor strategjik me një cikël të mbyllur prodhimi”, ka theksuar presidenti Radev.

Presidenti gjerman Steinmeier u takua edhe me kryeministrit Bojko Borisov, ku tema kryesore e bisedës së tyre ishte çështja e sigurisë.

Bojko Borisov theksoi se ky vend po përmbush me sukses angazhimet e tij lidhur me mbrojtjen e kufirit të jashtëm të BE-së.

Ai tregoi se një mekanizëm i qëndrueshëm evropian ishte i nevojshëm për t’i dhënë përgjigje pyetjeve mbi migracionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat