Aston Martin Superleggera, një mrekulli që kushton 250 mijë paund

Auto

Aston Martin Superleggera, një mrekulli që kushton 250 mijë paund

Më: 24 prill 2019 Në ora: 12:47
Aston Martin Superleggera

Aston Martin Superleggera, ka dalë në shitje, e adhuruesit e shpejtësisë dhe makina luksoze do të mund ta bëjnë të vetën për një çmim që nis nga 247 mijë paund.

Por edhe pse ka dalë në shitje, kjo nuk do të thotë që blerësit do të mund ta marrin menjëherë atë. Ata do të duhet të presin deri në verë, kur edhe do të fillojë shpërndarje e kësaj supermakine.

Ajo mund të kapë një shpejtësi prej 100 km në orë për vetëm 3.6 sekonda.

Në shikim të parë, vërehet platforma e huazuar nga DB11, me kombinime nga Vantage. Për sa i përket pjesës së brendshme thuhet se do të jetë e ngjashme me atë të DB11, megjithëse do të ketë edhe disa përmirësime të ndryshme.

Grilli gjigant, tregon se i nevojitet një motor i madh për ta ftohur, ndërsa shihet se edhe kapaku është shumë i gjerë.

Ky model i prodhuesit britanik Aston Martin, është kundërpërgjigje ndaj Ferrari 812 Superfast, i lanpuar pak muaj më parë.

Image
Image
Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat