Aston Martin – çerdhja e fundit e V12

Auto

Aston Martin – çerdhja e fundit e V12

Më: 28 prill 2019 Në ora: 16:27
Aston Martin

Aston Martin është i vendosur të vazhdojë të prodhojë motorët e tij të famshëm V12 derisa të jetë e mundur.

Edhe pse kohë më parë prezantoi modelin e tij të parë elektrik Rapide E, Aston Martin nuk heq dorë nga agregatet tradicionalë.

Drejtori ekzekutiv i kompanisë, Marek Rajhman, tha se V12 është njëra nga zemrat e brendit. “Gjithnjë e më shumë është e vështirë të respektohen normat ekologjike, por mendoj se jemi të gatshëm të mbajmë motorët V12 në punë”, tha ai.

Modelet e tanishme DB11 dhe DBS Superlegger janë të mundësuar nga V12 binjakë me 5.2 litra dhe kjo familje së shpejti do të bashkohet me Valkyra me një atmosferik V12 me 6.5 litra që siguron 1.000 kuaj fuqi me motorë elektrikë dhe 160 kuaj fuqi shtesë.

RB 003 dhe Vanquish i ri i paraqitur në Gjenevë janë të vendosur poshtë Valkyrie, por janë të mundësuar nga binjakë-turbo V6.

Aston Martin është prodhuesi i vetëm i mbetur që do të qëndrojë besnik ndaj motorit V12.

Lamborghini ka konfirmuar se do të vazhdojnë t'i prodhojnë motorët, por do të ofrohen vetëm në ndonjë formë të elektrifikimit për të përmbushur standardet mjedisore dhe standardet e konsumit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat