Publikohen fotografitë e para të enterierit të ‘BMW i4’

Auto

Publikohen fotografitë e para të enterierit të ‘BMW i4’

Më: 1 maj 2019 Në ora: 20:07
Ilustrim

Pasi kaloi pengesat e borës përgjatë dimrit, një prototip i modelit 'i4' nga radhët e kompanisë BMW është parë duke u endur rrugëve të Mynihut.

Megjithatë, disa paparaci kanë arritur të sigurojnë disa fotografi të modelit të ri të BMW-së, i cili po konsiderohet si rivali kryesor i ‘Tesla Model 3’.

Kësaj radhe, ata mundësuar pamje brenda veturës.

Brenda veturës, ngjashmëritë vazhdojnë, pasi enterieri duket shumë si BMW moderne, duke adoptuar një ekran të montuar lartë për sistemin iDrive, një grup të gjerë të instrumenteve digjitale dhe një timon me pamje të ngjashme me Gran Coupe 4.

Prodhimi i veturës do fillojë që nga viti 2021, ndonëse kompania nuk ka ndarë ndonjë detaj në lidhje me çmimin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat