Manhart paralajmëron BMW Z4 të ri me pamje të “nevrikosur”

Auto

Manhart paralajmëron BMW Z4 të ri me pamje të “nevrikosur”

Më: 4 maj 2019 Në ora: 14:53
BMW Z4

Gjenerata e re e Roadsterit Z4 të BMW-së së shpejti do të jetë në dispozicion me paketën për modifikim që e ka përgatitur kompania e njohur gjermane Manhart. Po ashtu, Manhart ka publikuar edhe disa fotografi paralajmëruese në të cilat ky model duket i “nevrikosur”.

Aktualisht, është zbuluar se Manhart për Z4 e ri ka zgjedhur mbrojtësin e përparmë shtesë (spoiler), mbrojtësin e pasmë shtesë (difuzer), mbrojtësin shtesë (spoiler) në bagazh, etj.

Po ashtu, ka zgjedhur edhe shiritat për gara me ngjyrë ari, sistemin e shkarkimit të gazrave nga çeliku, set të ri të rrotave nga alumini, emblemën “Manhart” dhe interier të modifikuar (duke përfshirë lëkurën Alcantara dhe detaje tjera nga fibra të karbonit).

Gjithashtu, BMW Z4 nga Manhart pritet të vijë edhe me amortizatorët e modifikuar si dhe me paketën për përforcimin e motorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat